Aktorja amerikane Mckenna Grace ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Madrid, ku është shfaqur në kuadër të promovimit të filmit “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping”.
Grace ka zgjedhur një fustan të veçantë nga koleksioni Miss Sohee SS24 Couture, i cili spikati për dizajnin e tij artistik, lulet rozë dhe detajin dramatik në formën e një palloi.
E veshur me këtë krijim mbresëlënës, aktorja solli një paraqitje ëndërrimtare dhe plot elegancë, duke rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve.
Në Madrid, ajo u shfaq së bashku me aktorin Joseph Zada, me të cilin po promovon filmin e ri të sagës së njohur “The Hunger Games”.
Filmi “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” është pjesë e sagës së famshme “The Hunger Games” dhe zhvillohet 24 vjet para ngjarjeve të filmit të parë. Historia përqendrohet te Lojërat e 50-ta të Urisë, të njohura si Kuartali i Dytë i Shuarjes, ku protagonisti Haymitch Abernathy përballet me një garë të pamëshirshme për mbijetesë. Mckenna Grace luan rolin e Maysilee Donner, ndërsa Joseph Zada interpreton versionin e ri të Haymitch Abernathy.