Dalin emrat, këta janë 5 shqiptarët më të kërkuar në Angli

Diaspora

Dalin emrat, këta janë 5 shqiptarët më të kërkuar në Angli

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:58
Policia britanike

Në listën e personave më të kërkuar në Angli  ka dhe disa shtetas shqiptarë.

Emrat që kanë publikuar mediat angleze:

I pari në listë është Reneo Shehu i lënë i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Crown Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje droge të klasit A Kokainë.

Shehu në vitin 2017 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për grabitje me armë të një shtëpie në zonën e Canterbury në Jug të Anglisë.

Androen Lafetaj ishte pjesë e grupit të Reneo Shehut, në grabitjen e kësaj shtëpie e cila besohet se përdorej për rritje kanabisi.

Lafetaj është dënuar në mungesë me 14 vite burg për grabitje dhe armë mbajtje pa leje përfshi posedim të lëndës narkotike Kokainë.

Shpëtim Rexhepi kërkohet policia e zonës së Devon për thyerje të lirisë me kusht.

Fasli Gjajxha kërkohet për krime që lidhen me emigracion e jashtëligjshëm.

Ndërsa Sidorel Deshkaj i liruar nga burgu me kusht ka thyer kushtet e kësaj lirie dhe kërkohet të rikthehet për të vuajtur dënimin e mbetur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat