Skhiri trondit Dormundin

Futboll

Skhiri trondit Dormundin

Nga: K.Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:22
Skhiri trondit Dormundin

Dortmundi mbetet duar bosh. As laiku më i madh nuk e ka pritur se verdhezinj si vendas do të pësojnë humbje me rezultat 2:1 nga Koln, në kuadër të javës së 9-të të Bundesliga I. 

Koln shënon fitore e parë pas 3 barazimeve dhe 5 humbjeve.

Futbollisti nga Tunizia, Ellyes Skhiri, realizon dy gola për fitoren e madhe. 

Ai ka shënuar në minutën e 9-të dhe të 60-tën. Në minutën e 74-të, Thorgan Hazard ngushton humbjen.

Verdhezinjtë renditen në vend të tretë me 18 pikë, kurse Koln është në pozitën e 15-të me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat