Brozovic shërohet nga Covid-19, gati për ndeshjen e Champions League

Futboll

Brozovic shërohet nga Covid-19, gati për ndeshjen e Champions League

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:34
Marcelo Brozovic

Marcelo Brozovic shërohet plotësisht nga koronavirusi.

Gjatë tamponit të kryer para dy ditësh ai rezultoi pozitiv duke munguar në fitoren e zikaltërve 0-3 ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI”.

Sot kroati është shëruar nga COVID-19, duke u bashkuar me grupin për tu stërvitur dhe për të qenë në formë në transfertën delikate ndaj Munchengladbahut në Champions, për të paracaktuar fatet e Interit në kompeticionin madhor evropian për klube.

Antonio Conte buzëqesh pasi rigjenë një “copë” të mirë të mesfushës së tij në një ndeshje vendimtare si asaj ndaj gjermanëve në mesjavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat