Shqiptari në formë jetësore, shënon tre minuta pas inkuadrimit

Futboll

Shqiptari në formë jetësore, shënon tre minuta pas inkuadrimit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Uzuni

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni po tregon edhe njëherë se është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij.

Uzuni është inkuadruar në minutën e 64-të në takimin që po zhvillohet mes DVTK dhe Ferencvaros në elitën e futbollit hungarez.

Lojtari “kuqezi” pas tre minutave që hyri në lojë, realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, në përballjen e javës së 13-të.

Ferencvarosin fiton me rezultat 3:1 dhe importon tre pikë të mëdha.

Pas javës së 13-të Ferencvaros udhëheq me 29 pikë, ndërsa DVTK mban pozitën e 11-të me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat