Suksesi në “Camp Nou”, Genoa dhe elozhet për McKennie: Rrëfehet Pirlo

Futboll

Suksesi në “Camp Nou”, Genoa dhe elozhet për McKennie: Rrëfehet Pirlo

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:20
Andera Pirlo

Pavarësisht problemeve dhe formës së dobët që po kalon Barcelona, të fitosh 0-3 në “Camp Nou” mbetet një rezultat fantastik. Juventusi ia doli dhe siguroi vendin e parë në grupin G të Champions League, që përkthehet short më i lehtë.

Nesër është radha e kampionatit dhe bardhezinjtë do të luajnë në fushën e Genoas (18:00). Trajneri Andrea Pirlo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtypin, ku ndër të tjera tha: “Duhet ta fshijmë nga mendja fitoren me Barcelonën.

Duhet të kthejmë faqe dhe t’i japim vazhdimësi rezultateve pozitive. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe këtë dëshirë. Fitorja në ‘Camp Nou’ është një injeksion i madh besimi për Juventusin. Le të bëjmë mirë tani edhe në katër takimet e këtij viti në kampionat.

Genoa? Na pret një ndeshje e vështirë, luajmë në një stadium të rëndësishëm. Ata janë të aftë në mbrojtje dhe nisen mirë në kundërsulm, kanë lojtarë të shpejtë dhe të fortë fizikisht, duhet të jemi shumë të përqendruar.

Ne ndodhemi në formë të mirë. Për fat do të kemi edhe Moratën në dispozicion. McKennie? Po përshtatet shumë mirë, është përmirësuar te gjuha dhe po fillon e kupton italishten. Vrapon, ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë, por mund të përmirësohet edhe më shumë“, deklaron Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat