Lazio deklason edhe Leccen, skuadra e Gattusos vazhdon të kryesojë Serie A

Futboll

Lazio deklason edhe Leccen, skuadra e Gattusos vazhdon të kryesojë Serie A

Nga: B.S. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 18:01
Lojtarët e Lazios festojnë

SS Lazio ka shënuar një fitore bindëse 3:0 ndaj US Lecce në stadiumin “Olimpico”, duke konfirmuar pozitën e parë në kampionatin italian.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer, ndërsa fitorja ndaj Leçes erdhi falë dy golave të Tijjani Noslin dhe një realizimi spektakolar të Davide Frattesi.

Lazio kaloi në epërsi në minutën e 25-të. Gustav Isaksen harkoi nga krahu i djathtë, ndërsa Noslin u shkëput bukur në zonë dhe me kokë shënoi për 1:0.

Në pjesën e dytë, Lecce pati një mundësi të mirë për barazim, por nuk arriti ta konkretizonte.

Në minutën e 61-të, Noslin realizoi golin e dytë personal, pas një asistimi fantastik me thembër nga Kenneth Taylor, duke e dërguar topin në rrjetë për 2:0.

Golin e tretë dhe të fundit për Lazion e shënoi Davide Frattesi, i cili me një parabël elegante mposhti portierin Wladimiro Falcone dhe vulosi fitoren.

Me këtë triumf, Lazio vazhdon të qëndrojë në krye të Serie A, duke dëshmuar se është një skuadër e bashkuar dhe me ambicie të mëdha këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat