Operohet Iniesta, mungon së paku katër muaj

Futboll

Operohet Iniesta, mungon së paku katër muaj

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:08
Andres Iniesta

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta është operuar pas lëndimit që pësoi në muskulin ‘rektus’ të këmba e djathtë dhe do jetë jashtë fushës për së paku katër muaj.

Operacioni u krye me sukses në Barcelonë dhe në njoftim thuhet se Iniesta është mirë dhe i gatshëm të shërohet sa më shpejtë.

Iniesta u lëndua në përballjen ndaj Shanghai SIPG dhe mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve aziatike, ku skuadra e tij humbi nga Ulsan Hyundai në kohën shtesë me rezultat të ngushtë 1-2.

Mbetet të shihet nëse gjeniu spanjoll do vendos të pensionohet, apo do vazhdojë të luajë kur të shërohet nga ky lëndim i rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat