Allegri përflitet se mund të marrë drejtimin e Arsenalit

Futboll

Allegri përflitet se mund të marrë drejtimin e Arsenalit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:07
Allegri përflitet se mund të marrë drejtimin e Arsenalit

Masimilano Allegri përflitet se mund të marrë drejtimin e Arsenalit.

Deklaratat e ish-teknikut të Juventusit dhe Milanit se dëshiron që një ditë të drejtojë një skuadër të Premier Ligës Angleze kanë nxitur aludimet se 54-vjeçari ka gjasa të përfundojë në stolin e “Topçinjve”.

Duke parë ecurinë zhgënjyese në këtë sezon dhe renditjen në vendin e 15-të, ka gjasa që klubi i njohur anglez të kontaktojë 6-herë fituesin e Serisë A.

Kujtojmë se Alegri u përfol si kandidat për të zëvendësuar Antonio Konten tek Interi pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, por presidenti Stiven Zhang i dha ende besim ish-teknikut të Juventusit dhe Çelsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat