Barcelona mendon për shitjen e yllit të skuadrës

Futboll

Barcelona mendon për shitjen e yllit të skuadrës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:47
Barcelona mendon për shitjen e yllit të skuadrës

Barcelona është e gatshme ta transferojë Philippe Coutinhon në janar për ta rregulluar aspektin financiar, gjithnjë sipas mediave në Spanjë.

Coutinho, i cili u transferua nga Liverpooli në vitin 2018 për 142 milionë funte, mund të largohet nga “Camp Nou”.

Klubi katalunas ka pasur rënie të të hyrave për shkak të pandemisë COVID-19, gjithnjë sipas “Sport”.

Fantazisti brazilian e nisi mirë këtë edicion pas rikthimit nga huazimi prej Bayern Munichut.

Megjithatë, shkaku i problemeve financiare, Barcelona është duke e menduar shitjen e Coutinhos.

Trajneri Ronald Koeman është duke preferuar Lionel Messin, Antoine Griezmannin dhe Pedrin në sulm, derisa Coutinho është bërë i zëvendësueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat