West Ham sfidon Interin, Juventusin dhe Milanin për Oliver Giroud

Futboll

West Ham sfidon Interin, Juventusin dhe Milanin për Oliver Giroud

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:57
Oliver Giroud

Jo vetëm skuadrat e mëdha italiane ‘ia kanë vënë syrin’, Olivier Giroud. Pas Milanit, Interit dhe Juventusit, për sulmuesin francez interesohet edhe skuadra e West Ham në Premier League.

Sipas “Mirror”, klubi londinez po mendon pikërisht për afrimin e Giroud në merkaton e janarit, të cilit i skadon kontrata me Chelsea verën e ardhshme.

Futbollisti 34 vjeçar shihet si njeriu ideal për të majën e sulmit, duke pasur parasysh problemet fizike të vazhdueshme të Michail Antonio dhe performancës së dobët të Sebastien Haller.

Mbetet për t’u parë se në cilin ekip do vendos ta vazhdojë karrierën e tij, Oliver Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat