Carragher: Komentet e Salah për largimin e tij ishin paralajmërim për drejtuesit e klubit

Futboll

Carragher: Komentet e Salah për largimin e tij ishin paralajmërim për drejtuesit e klubit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Jamie Carragher dhe Mohamed Salah

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se komentet e Mohamed Salah javën e kaluar në lidhje me një lëvizje në Spanjë ishin një paralajmërim për bordin drejtues të Reds.

Salah befasoi të gjithë javën e fundit kur foli për një largim të mundshëm nga Liverpooli dhe një transferim në Spanjë tek Real Madridi apo Barcelona.

Carragher, duke shkruar në kolonën e tij në Daily Telegraph, beson se komentet e Salah ishin thjesht për të nxitur bordin e Liverpoolit të veprojnë.

“Koha për inicimin e tregimit të transferimit të lojtarit është e çuditshme. Pikëpamja ime është se ishte një mesazh për pronarët e Liverpoolit për t’i ofruar atij një marrëveshje fitimprurëse të re”, ka shkruar fillimisht Carragher.

“Të shohësh lojtarët e tyre duke u kërkuar dhe shikuar nga klubet e La Ligas do të kishte shqetësuar Liverpool pesë vjet më parë. Jo tani”.

“Investimi i tepërt prej 125 milionë funtesh për një lojtar që do të mbushë 29 vjeç këtë verë nuk është biznes i mirë”, përfundoi anglezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat