​Dele Alli pritet të jetë transferimi i parë i Pochettinos

Futboll

​Dele Alli pritet të jetë transferimi i parë i Pochettinos

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
​Dele Alli

Mauricio Pochettino do ta bëjë Dele Allin transferimin e parë, nëse ai e merr kreun e Paris Saint-Germain, raporton “The Sun”.

Alli ka qenë lojtarë kyç nën urdhrat e argjentinasit tek Tottenhami, por tani nuk është më në planet e teknikut Jose Mourinho.

24 vjeçari anglez ka bërë vetëm katër paraqitje për Tottenham Hotspur këtë edicion.

Alli pritet të largohet nga skuadra angleze me fillim të merkatos dimërore, në janar të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat