Osimhen rikthehet nga lëndimi

Futboll

Osimhen rikthehet nga lëndimi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Osimhen

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen pritet të rikthehet në fushë javën e ardhshme në kuadër të Coppa Italia.

Napoli e mbylli 2020-ën duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, kjo për shkak edhe të mungesave të shumta në repartin e sulmit, ku ndikoi më shumë ajo e nigerianit Victor Osimhen.

I dëmtuar në shpatull në nëntor në një ndeshje me përfaqësuesen e tij, sulmuesi që përfaqëson edhe blerjen më të shtrenjtë në historinë e Napolit, prej kohësh po kurohet në Belgjikë, përcjell SuperSport.

Mediat pranë klubit napolitan raportojnë se Osimhen pritet të rikthehet në Napoli në fillim të javës dhe menjëherë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve me mjekët e klubit, për të parë si ka ecur rikuperimi.

Gjasat janë që sulmuesi të jetë në dispozicion të trajnerit Gattuso që për ndeshjen me Spezian më 6 janar, megjithatë tekniku i Napolit synon ta përfshijë gradualisht, për ta pasur në formën më të mirë për ndeshjen e Superkupës ndaj Juventusit, më 20 janar në stadiumin “Mapei” në Reggio-Emilia.

Që prej transferimit te Napoli në fillim të sezonit, Osimhen ka luajtur 8 ndeshje me fanellën e kaltër, dy prej të cilave në Europa League dhe 6 në kampionat, ku ka shënuar edhe dy gola, por është shndërruar në një pikë referimi për repartin e avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat