Barcelona pa Messin si peshku pa ujë, baras me Eibarin!

Futboll

Barcelona pa Messin si peshku pa ujë, baras me Eibarin!

Nga: K.Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:07
Martin Braithwaite

Barcelona pa Lionel Messin nuk e ka fuqinë e saj dhe kjo u dëshmua sonte në përballje me Eibarin, ku u ndanë baras (1:1), në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”. 

Në minutën e 8-të, futbollisti Martin Braithwaite u tregua i pasaktë nga penalltia, duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë të portës së Eibarit.  

Në minutën e 57-të, Kike kalon në epërsi Eibarin. 

Megjithatë pas dhjetë minutave (67’) Dembele shmang humbjen, duke barazuar rezultatin 1:1.

Messi mungoi në këtë sfidë për shkak të lëndimit dhe mungesa e tij u vërejt shumë.  

Pas javës së 16-të në Spanjë, Barcelona është në vend të gjashtë me 25 pikë, por ka një takim me pak dhe Eibar zë vendin e 14-të me 16 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat