Jashtë Shqipërisë

Futboll

Jashtë Shqipërisë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:55
Fabricio Kamarata

Ishte njoftuar se mesditën e djeshme do të bëhej prezantimi i trajnerit të ri të Apolonisë, Fabricio Kamarata, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Nuk ka vend për aludime dhe garancia vjen nga administratori Olsi Bregu, i cili bën me dije se trajneri Kamarata ndodhet në Itali dhe vonesa e tij është për arsye objektive dhe me dijeni të klubit fierak.

Italiani i pankinës fierake do të mbërrijë në Shqipëri sot rreth orës 18:00 dhe nuk do të ketë mundësi të shikojë as si “premierë” përballjen me Kastriotin.

Sfida mes Apolonisë dhe Kastriotit do të startojë në orën 13:45 dhe do të jetë e fundit për këtë vit për dyja skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat