Këtë sezon Barcelona ka pasur probleme të mëdha kur vjen puna të mungesa e lojtarëve për shkak të lëndimeve.
Njëri prej lojtarëve të fundit që ka pësuar lëndim shumë serioz është i riu, Ansu Fati.
Barcelona ka konfirmuar ai do të jetë jashtë për katër muajt e ardhshëm pas operacionit në gju. 18-vjeçari u dëmtua gjatë fitores së Barca 5-2 ndaj Real Betis më 7 nëntor të këtij viti.
Lëndimi i spanjollit ishte i rrezikshëm pasi që ai ka çarë meniskun e brendshëm në gjurin e tij të majtë.
Së fundmi, Fati është parë duke ecur dhe ka nisur stërvitjet në faza fillestare në palestër. Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se ai do të kthehet në mesin e muajit shkurt.
Atëherë kur Barcelona edhe do të zhvillojë ndeshjen e saj në Ligën e Kampionëve ndaj PSG.