Arteta pranon vështirësitë

Futboll

Arteta pranon vështirësitë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 12:32
Arteta pranon vështirësitë

“Ne kemi një skuadër të madhe, e dimë këtë gjë. Shumë gjëra duhet të kishin ndodhur gjatë verës, por nuk mundëm për arsye të ndryshme. Janë disa lojtarë që do të largohen dhe kjo është përparësia kryesore sepse nuk mund t’i mbajmë më në ekip, kjo edhe për numrat e lojtarëve që çdo klub mund të ketë”.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur rreth të ardhmes, por edhe merkatos.

“Kriza? Financiarisht nuk jemi goditur vetëm ne, por çdo klub i Premier League. E dimë se kjo gjë nuk do të ndryshojë as vitin e ardhshëm dhe nëse duam të përmirësohemi duhet të shtojmë disi ritmin e punës. Do të shikojmë çdo mundësi në merkato, por në kushtet ku jemi.

Kolasinac? Ende nuk mund të konfirmoj asgjë. Jemi duke punuar, merkatoja e janarit do të sjellë disa ndryshime tek ne.

Disa lajme janë të vërteta, disa jo. Sa herë që do të kemi një lajm, sigurisht që do tregojmë”, përfundon Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat