Messi rikthehet në skuadrën e Barcelonës, Umtiti ende jashtë

Futboll

Messi rikthehet në skuadrën e Barcelonës, Umtiti ende jashtë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:20
Lionel Messi

Ronald Koeman ka konfirmuar që në udhëtimin e skuadrës së tij në Huesca të dielën në mbrëmje, do të udhëtojë Messi por jo edhe Samuel Umtiti

Holandezi ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp që Messi  është stërvitur më 30 dhe 31 dhjetor derisa shokët e tij të skuadrës kanë pushuar.

Megjithatë, Umtiti ka një sëmundje gastrike, e cila është konfirmuar nga klubi dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshje.

Tashmë dihet që në këtë ndeshje nuk do të luajë Philippe Coutinho për shkak të lëndimit.

Konrad de la Fuente do ta merr vendin e brazilianit duke plotësuar kështu skuadrën prej 22 lojtarëve të Barcelonës. 

Skuadra e Barcelonës që do të udhëtojë në Huesca

Portierë: Marc Andre ter Stegen, Neto, Inaki Pena

Mbrojtës: Sergino Dest, Clement Lenglet, Ronald Araujo, Oscar Mingueza, Jordi Alba, Junior Firpo

Mesfushorë: Frenkie de Jong, Sergio Busquets, Miralem Pjanic, Carles Alena, Riqui Puig, Matheus Fernandes, Pedri

Sulmues: Leo Messi, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Martin Braithëaite, Trincao, Konrad de la Fuente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat