Cristiano Ronaldo kërkon sot një tjetër rekord

Futboll

Cristiano Ronaldo kërkon sot një tjetër rekord

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:41
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka lënë pas një 2020 të suksesshëm për të, duke qenë se e mbylli vitin si lojtari me më shumë gola, ndërsa fitoi dhe theu edhe disa rekorde.

Megjithatë, sot në mbrëmje teksa Juventusi luan ndaj Udineses portugezi ka mundësinë për të arritur një tjetër rekord.

Bëhet fjalë për t’u futur në listën e ngushtë të futbollistëve që kanë shënuar për 20 vite rresht.

Goli i parë për portugezin daton më 7 tetor të vitit 2002, teksa në atë kohë aktivizohej me Sportingun e Lisbonës.

Kështu, me siguri Ronaldo do të ketë një tjetër “marsh” në fushë për të prekur një tjetër arritje të rëndësishme si dhe për të vazhduar luftën e tij për të dalë golashënues i Serisë A, duke qenë se prej kur është në Itali, nuk ia ka dalë të jetë më i miri në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat