Një tjetër shqiptar kalon në Superligën turke

Futboll

Një tjetër shqiptar kalon në Superligën turke

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:39
Një tjetër shqiptar kalon në Superligën turke

Një tjetër lojtar shqiptar pritet të kalojë në kampionatin turk. Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, sulmuesi nga Kosova, Zymer Bytyqi është pranë kalimit te skuadra e Superligës turke Konjaspor.

24-vjeçari mbylli vetëm pak ditë më parë aventurën me skuadrën norvegjeze të Viking, ku luante nga viti 2015.

Thuhet se Bytyqi ka arritur marrëveshjen me Konjasporin dhe shumë shpejt pritet firma me skuadrën turke, ku do të nënshkruaje një kontratë për 2 vite e gjysmë.

Gjithçka pritet të finalizohet ditën e martë, ku thuhet se lojtari do i nënshtrohet testeve mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat