Shqiptari i Kosovës mund të përfundojë në Kore

Futboll

Shqiptari i Kosovës mund të përfundojë në Kore

Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:50
Shqiptari i Kosovës mund të përfundojë në Kore

Eros Grezda nuk i ka marrë karrierës më të mirën, teksa gabimet në sjellje do ta largonin nga Rangersi.

Pikërisht në ekipin skocez që këtë sezon me Gerrard nuk e ka pësuar ende humbjen e parë në kampionat dhe janë pranë thyerjes së sundimit të Celtic.

Sipas asaj që raportohet në Kroaci, Grezda e ka mbyllur edhe eksperiencën e tij me Osijek.

Sulmuesi shqiptar nuk u ngjit në të njëjtën lartësi në rikthim me ekipin kroat, teksa kaloi edhe një dëmtim të gjatë.

Dy pistat e mundshme e dërgojnë Grezdën në Korenë e Jugut, atje ku pritet të përfitojë shumë në aspektin financiar, por gjithashtu shfaqet edhe Holanda. Ende nuk janë zbuluar emrat konkret të ekipeve, por gjithçka do të bëhet e qartë në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat