Simeone konfirmon Dembelen

Futboll

Simeone konfirmon Dembelen

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:00
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka konfirmuar se ekipi i tij është shumë afër transferimit të sulmuesit Moussa Dembele.

Sulmuesi i Lyonit, pritet t’i bashkohet Atleticos në formë huazimi kurse ekipi spanjoll në fund të sezonit do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Dembele te Atletico do të zëvendësojë Diego Costan e larguar.

“Mund të them se jemi në negociata të avancuara dhe besoj se shumë shpejt do të mbyllet kjo çështje”, ka thënë Simeone të hënën.

Dembele 24-vjeçar, këtë edicion ka shënuar një gol në 16 ndeshje kurse me Lyonin ka kontratë deri në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat