Lyoni do të forcohet me Slimanin

Futboll

Lyoni do të forcohet me Slimanin

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:03
Lyoni do të forcohet me Slimanin

Sulmuesi i krahut, Islam Slimani do të vazhdojë karrierën në Francë pasi pritet t’i bashkohet skuadrës së Lyonit gjatë kësaj jave.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën, se Lyoni në parim ka arritur marrëveshje me Leicesterin për transferimin e Slimanit. A

lgjeriani 32-vjeçar, këtë edicion ka vetëm një paraqitje në Premier League dhe ka kontratë me Leicesterin deri në verën e këtij viti.

Ai te Lyoni do ta zëvendësojë sulmuesin francez Moussa Dembele, i cili pritet të transferohet te Atletico Madridi.

Slimani krahas Leicesterit, karrierë ka bërë edhe te Monaco, Fenerbahçe, Neëcastle Unitedi e Sportingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat