Vllaznia kryesuese para provës së Partizanit

Futboll

Vllaznia kryesuese para provës së Partizanit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:17
Vllaznia kryesuese para provës së Partizanit

Fundjava rikthen emocionet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave, që do të luajë të shtunën të gjitha ndeshjet e javës së tetë.

Në gjashtë ndeshjet e kësaj jave spikat përballja e vendit të dytë dhe tretë, me Tirana AS-Apolonia që do të luajnë në Kamëz në orën 14:00 duelin e tyre.

Vllaznia kryesuese do të luajë në transfertë përballë Partizanit debutues që do të kërkojë të marrë pikë ndaj kampionëve absolut të Shqipërisë.

Tirana e vendit të katërt do të udhëtojë në Lushnje, në stadiumin “Roza Haxhiu”, në një ndeshje që vendos përballë dy skuadra të cilat luajnë për herë të parë në histori në kampionatin e femrave. Juban Danja, e cila lufton për pjesën e lartë të renditjes do të presë në shtëpi vajzat e Skënderbeut të cilat kanë vetëm një fitore deri në këtë fazë të kampionatit. 

Kinostudio do të udhëtojë drejt Shkodrës për tu përballur me AAS, me shkodranet që në rast fitoreje do ti barazonin me pikë vajzat e trajnerit Gëzim Gjonpalaj. Dy vendet e fundit të renditjes, Bilishti dhe Teuta do të luajnë të shtunën në orën 13:00 në stadiumin “Devolli” një ndeshje që mund ti japë skuadrës vendase pikët e para për këtë sezon.

Kalendari i plotë i javës së tetë:

AAS – Kinostudio 13:00
Tirana AS – Apolonia 14:00
Juban Danja – Kinostudio 13:00
Lushnja – Tirana 13:00
Partizani – Vllaznia 12:00
Bilisht Sport – Teuta 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat