Ish-futbollisti i Dritës po largohet nga Partizani

Futboll

Ish-futbollisti i Dritës po largohet nga Partizani

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:00
Ish-futbollisti i Dritës po largohet nga Partizani

Sulmuesi i Partizanit, Lucas Cardozo nuk është duke u paraqitur në stërvitje me skuadrën e “kuqe”.

Futbollisti brazilian nuk është stërvitur me skuadrën prej dy ditësh. Shkak është bërë dëshira e tij për t’u larguar nga 16-herë kampionët e Shqipërisë.

Cardozo ishte pranë kalimit në Qipro te skuadra Ermis Chypre, por në momentin e fundit transferimi nuk u realizua me sukses.

Nga ana tjetër, drejtori i Partizanit Olsi Rama deklaroi sot se për Kardozon, Asanin dhe Solomonin ka interesime nga klube të ndryshme, por theksoi se klubi do të pranojë të “sakrifikojë” lojtarë vetëm në momentin kur të ketë afruar futbollistë të rinj.

Kujtojmë se Lucas Cardozo kishte qenë pjesë Dritës së Gjilanit në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat