Messi ndëshkohet me karton të kuq për herë të parë në fanellën e Barçës, e goditi me bërryl kundërshtarin

Futboll

Messi ndëshkohet me karton të kuq për herë të parë në fanellën e Barçës, e goditi me bërryl kundërshtarin

Më: 18 janar 2021 Në ora: 00:53
Lionel Messi

Lionel Messi është ndëshkuar me karton të kuq për herë të parë në karrierë si futbollist i Barcelonës, pasi e sulmoi kundërshtarin në fund të disfatës së skuadrës së tij në finale të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club.

Oscar de Marcos, Asier Villalibre dhe Inaki Williams shënuan për t’ia siguruar klubit bask trofeun e parë që prej sezonit 2015/16, të dielën në Sevillë.

Triumfi i skuadrës së Marcelino Garcia Toral në gjysmëfinale kundër Real Madridit nuk ishte rastësi, pasi Athletic tregoi forcën dhe me meritë e mposhti edhe Barçën me përmbysje.

Skuadra e Ronald Koeman – i cili po e kërkonte trofeun e parë me Barcelonën që prej se e mori drejtimin e skuadrës verën e kaluar – e pati dy herë epërsinë në dorë por dështoi ta mbante.

Kapiteni Messi ishte shumë i zemëruar gjatë kohës kur ndeshja shkoi në kohën shtesë prej 30 minutave, veçanërisht pasi Williams e kishte shënuar atë që doli të ishte goli i disfatës për Barçën.

Messi e goditi me bërryl Asier Villalibren gjatë një aksioni të Barçës, por gjyqtari nuk e pa këtë incident.

Megjithatë, pas rishikimit të tij në VAR, ai e ndëshkoi Messin direkt me të kuqin.

Ky ishte kartoni i parë i kuq i Messit në 753 paraqitje për Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat