​A do të shkarkohet Zidane? Vijnë lajmet e fundit nga Real Madridi

Futboll

​A do të shkarkohet Zidane? Vijnë lajmet e fundit nga Real Madridi

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:00
​A do të shkarkohet Zidane? Vijnë lajmet e fundit nga Real Madridi

Zinedine Zidane edhe më tutje e gëzon mbështetjen e plotë të bordit në Real Madrid, Francezi nuk po përballet me “sëpatën” e drejtuesve pavarësisht se pësoi një humbje shokuese në “Copa del Rey” ndaj Alcoyanos, raporton Goal.com

Kjo humbje ka bërë që “Los Blancos” të humbin një tjetër mundësi që të ftiojnë një trofe brenda edicionit 2020/21, përcjell KosovaPress.

Katër pikë i ndajnë ata nga fqinjët kryesues të tabelës Atletico Madridi në kampionatin spanjoll, dhe skuadra e Zidane ka luajtur dy ndeshje më shumë sesa skuadra e Diego Simeone.

Tani, trajneri i cili ka dy tituj në La Liga dhe tre kurora të Ligës së Kampionëve në CV-në e tij menaxheriale po përballet me krizën e parë të karrierës së tij deri më tani.

Ai është i vetëdijshëm se pozicioni i tij do të rrezikohet nëse rezultatet nuk përmirësohen, por fituesi i Kupës së Botës në lidhje më këtë çështje, para gazetarëve tha:

"Ne kemi bërë gjëra të mira, jo aq shumë kohët e fundit, por përveç lojërave të fundit kemi bërë mirë gjërat këtë sezon. Ne duhet të përqendrohemi në gjërat që mund të bëhen.”

"Kur të humbni, gjithmonë flitet. Unë marr përgjegjësi dhe çdo gjë që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Unë jam shumë i qetë, lojtarët donin të fitonin ndeshjen. Ata përpiqen dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të ndryshme. Ju duhet të merrni përgjegjësinë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat