Seria A emërohet si liga më e mirë në botë, mposht Premierligën

Futboll

Seria A emërohet si liga më e mirë në botë, mposht Premierligën

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:36
Foto Ilustrim

Seria A ka fituar çmimin e ligës më të mirë në botë në vitin 2020 nga IFFHS (Federata internacionale e historisë së futbollit dhe statistikave), para Premierligës.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit, liga italiane ka fituar titullin.

Janë tri klube italiane në ranglistën e shtatë klubeve më të mira në botë, duke kontribuar në ligë me 1026 pikë për vitin që lamë pas.

Anglia me Premierligën renditët në pozitën e dytë me 1003 pikë, Brazili në të tretën me 964 pikë, Spanja në të katërtën me 954 pikë dhe Bundesliga e Gjermanisë në të pestën me 864 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat