Lazio merr vendim për futbollistin shqiptar

Futboll

Lazio merr vendim për futbollistin shqiptar

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:49
Lazio merr vendim për futbollistin shqiptar

Skuadra nga kryeqendra italiane, Lazio, ka marrë vendim për huazimin e lojtarit shqiptar, Riza Durmishit.

Klubi italian përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se Durmishi do të huazohet për një vit te klubi US Salernitana.

Klubi i ri i Durmishit bën gara në Serie B dhe ndodhet në pozitën e pestë tabelore me 31 pikë të tubuara.

Kujtojmë se pjesë e Lazios janë edhe Vedat Muriqi e Thomas Strakosha që dje (e enjte) luajtën nga minuta e parë në takimin e Kupës ndaj Parmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat