Lazio do ta shpërblejë Inzaghin me kontratë të re

Futboll

Lazio do ta shpërblejë Inzaghin me kontratë të re

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:55
Simone Inzaghi

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, do të vazhdojë edhe një kohë me Lazion.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Inzaghi, i cili pas ndeshjes ndaj Sassuolos foli për lëndimin e Luis Albertos dhe në fund tregoi për situatën e kontratës së tij.

Gazetarët e pyetën nëse Correa do mund ta zëvendësonte spanjollin në atë rol.

“Ne pamë sezonin e kaluar që Correa gjithashtu mund të zëvendësojë Luis Alberton kur duhej, por ai kishte qenë jashtë për një muaj dhe bëri rikthimin e tij vetëm për 30 minuta këtë javë”, tha ai.

“Correa ka teknikë të shkëlqyeshme, është shumë inteligjent dhe punon për ekipin. Ai mund të luaj edhe në mesfushë, por do të shohim”, tha Inzaghi.

Inzaghi u pyet nëse gjatë kësaj agjende të ngjeshur, ai do të gjejë kohë për të nënshkruar vazhdimin e kontratës së tij për Lazion.

“Unë e pashë presidentin dje, ai më tha kontrata është gati, kështu që unë jam duke pritur që ta nënshkruaj atë”, përfundoi Simone Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat