Tare befason për Shqipërinë

Futboll

Tare befason për Shqipërinë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:56
Tare befason për Shqipërinë

Igli Tare në emisionin “Sport Time” e ka komentuar grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit.

Pavarësisht prej vështirësisë së grupit ku gjendet Kombëtarja kuqezi, ekzistojnë mundësitë për ta marrë vendin e dytë, që do të ishte arritje e madhe për kuqezinjtë.

“Unë nuk e shikoj si problem grupin. Të luash kundër Anglisë është e vështirë. Edhe kundër Polonisë dhe Hungarisë, gjithashtu. Është grup luftëtar.

Shqipëria, nëse ia del, mund ta arrijë vendin e dytë. Çfarë të bëjnë më tepër se kaq sa kemi arritur?! Ajo humbja me Lituaninë ishte diçka e keqe, por pastaj ia dolën ta arrijnë kualifikimin për në grupin B. Kombëtarja është ekip me lojtarë të rinj”, ka thënë Tare.

“Mbrojtja është shumë e ekuilibruar, në nivel mbi mesatar. Në mesfushë e shikoj pikën më të dobët, mungojnë dy lojtarë, që t’i japin jetëgjatësi këtij reparti. Bare është mirë, Gjasula me përvojë. Është një repart që e shikoj me pak vështirësi. Në sulm kanë disa lojtarë të rinj, plus Cikalleshin dhe Sadikun”, ka shtuar Tare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat