Borussia e detyruar të shesë talentet

Futboll

Borussia e detyruar të shesë talentet

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:42
Borussia e detyruar të shesë talentet

Borussia Dortmund është një fidanishte talentesh, për t’i shpëtuar krizës ekonomike do të jetë e detyruar të shesë ata që kushtojnë më shtrenjtë. Klubet më të mëdha në Europë po fërkojnë duart me situatën e keqe sportive të ekipit verdhezi.

Nëse humb pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, pasojat do të jetë të rënda për Dortmundin. Duke shtuar edhe efektet negative të pandemisë, pozita e verdhezinjve rëndohet edhe më shumë, aq sa do të jenë të detyruar të shesin emra të rëndësishëm si: Jadon Sancho, Gio Reyna dhe Raphael Guerreiro.

Ecuria me shumë luhatje solli largimin e Lucien Favresë, i pasuar përkohësisht nga i Edin Terzic, që, gjithsesi, nuk ka mundur ta rregullojë situatën. Dortmundi nuk ka arritur të fitojë asnjë në tri ndeshjet e fundit dhe objektivat tani janë ridimensionuar, nga titulli kampion në një vend në Champions. Borussia tani renditet në vendin e shtatë, tri pikë pas Wolfsburgut të vendit të katërt. Nëse nuk do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, do të ketë 30 milionë euro më pak në arkat e klubit.

Hans-Joachim Watzke, CEO i klubit, e ka të qartë se Dortmundi aktual nuk mund të përballojë borxhet e për të shmangur krizën ekonomike, shitja e “yjeve” duket thelbësore. Tani për tani, Erling Haaland nuk është në listën e atyrë që mund të largohen, por nëse ofertat e për pjesën tjetër nuk do të jenë në nivelin e duhur, edhe talenti norvegjez mund t’u thotë lamtumirë verdhezinjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat