Kosova sërish në grup me Anglinë

Futboll

Kosova sërish në grup me Anglinë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:36
Kosova sërish në grup me Anglinë

Kosova U21 sërish në grup me Anglinë e Shqipërinë! 

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021 për Kombëtaret U21.

Kosova do të luajë në Grupin G, ku sërish do të përballet me Anglinë, Shqipërinë dhe Andorën, teksa në grup janë edhe Republika e Çekisë dhe Sllovenia.

53 ekipet e përfshira në këto kualifikime do të nisin garën nga muaji mars për 14 vende në Evropian, ku do t’i bashkohen vendet nikoqire Gjeorgjia dhe Rumania. Ndërkohë, orari i ndeshjeve nëpër grupe do të caktohet ndërkohë gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat