Arauho, bëhet shtylla kryesore e Barcelonës

Futboll

Arauho, bëhet shtylla kryesore e Barcelonës

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:25
Arauho, bëhet shtylla kryesore e Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho është duke zhvilluar më shumë ndeshje për shkak të lëndimit të Zherard Pike. Ai madje po tregon se mund t’i bëjë konkurrencë kapitenit të dytë të Barcelonës.

Klubi katalunas nuk ka humbur asnjë ndeshje në La Liga kur Ronald Araujo ka qenë në fushën e lojës. Uruguajani ka debutuar me Barcelonën në tetorin e vitit të kaluar dhe ka treguar një formë të shkëlqyeshme me klubin.

Në 16 përballje të zhvilluara në La Liga, me Arauho, skuadra e Barcelonës ka shënuar 13 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje, duke pranuar 8 gola. Ndërkoha një situatë tjetër ishte në sfidat e zhvilluara pa Arauhon.

Në 18 ndeshje, nga tetori i vitit 2019, skuadra e Barcelonës ka shënuar 9 fitore, 4 barazime dhe ka humbur 5 ndeshje, duke pranuar edhe 20 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat