Shehi: Nuk ka kundërshtar të lehtë

Futboll

Shehi: Nuk ka kundërshtar të lehtë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:55
Shehi: Nuk ka kundërshtar të lehtë

Orges Shehi do të debutojë ditën e nesërme në stolin e Tiranës teksa bardheblutë luajnë në transfertë ndaj Apolonisë.

Pas dy humbjeve radhazi, kryeqytetasit do të kërkojnë me çdo kusht rikthimin te tre pikët, teksa Shehi theksoi se ka biseduar me çdo lojtar ndërsa shton se ata janë kampionë. Ndër të tjera, trajneri thotë se për Muçin nuk ka asgjë konkrete në merkato, shkruan vipsport.

“Ditët në dispozicion kanë qenë e pakta, por besoj se mjaftojnë për të shpjeguar dhe kërkuar atë që duam të bëjmë gjatë ndeshjes. impenjimi i skuadrës ka qenë në maksimum. Kur vjen një trajner i ri, kërkon të implementojë atë që ai mendon.

Do kemi në fushë edhe lojtarë që janë kthyer nga dëmtimi, pa dashur t’i rëndojmë. Ndaj Apolonisë është e vështirë.

Nuk ka kundërshtar të lehtë, Apolonia i ka marrë pikë edhe të fortëve. Kemi kundërshtarë pishtë nesh në klasifikim, por ne duam të ngjitemi në renditje dhe fitorja na bën mirë.

Pak ditë na ndajnë nga merkato, ka interesim për Muçin, por asgjë konkrete. Ardhjet në merkato kanë kualitet, por do shohim në vijim, duke i përshtatur minutazhin e duhur, ngaqë nuk janë aktivizuar shumë. Ka edhe tre ditë nga mbyllja dhe është e vështirë të gjesh lojtarë.

Nuk pres ardhje në këto ditë të fundit. Psikologjia është e rëndësishme. Kam biseduar edhe tek e tek me lojtarët dhe e kuptoj gjendjen e tyre. Ata mezi presin të rikthehen. Janë kampionë dhe duan të rikthehen”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat