Çinari: Më ka ndjekur fati i keq

Futboll

Çinari: Më ka ndjekur fati i keq

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Çinari: Më ka ndjekur fati i keq

Erald Çinari gjeti përsëri rrugën e rrjetës me Partizanin, teksa shënoi golin e parë për të kuqtë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, sulmuesi shkodran ka thënë se diferenca e Vllaznisë nuk është e madhe dhe Partizani mund të arrijë objektivin e klubit.

“Të them të drejtën ka qenë një periudhë e gjatë pushimi. Kam një kohë të gjatë pa luajtur dhe dëshira për të luajtuar është e madhe. Vllanzia po bën mirë, por në duam arritjen e objektivave. E kam thënë edhe më parë, Vllaznia është më meritë aty.

Edhe kur ishin 9 pikë larg, unë kisha thënë se nuk janë shumë larg. 2 humbje nuk është asgjë, shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë objektivat e klubit.

Nuk kam qenë shumë titullar te Partizani? Vitin e parë që erdha te Partizani, kisha 3 muaj pa luajtur fare dhe nuk kisha bërë stërvitje. Të rrish 3 muaj pa stërvitje janë shumë. Në ndeshjet e fundit mu dha mundësia.

Në sezonin e kaluar, nuk ankohem, pasi luajta shumë ndeshje dhe isha golashënuesi më i mirë i ekipit.”, tha Çinari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat