Shqiptarët e Shkupit përgatiten për Borecin

Futboll

Shqiptarët e Shkupit përgatiten për Borecin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Albert Bougazelli

Pas qëndrimit në Antalya skuadra e futbollit Shkupit sot ka zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa derisa punimet po vazhdojnë në stadiumin në Çair, punët kanë vazhduar në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari.

"Ishte kjo stërvitja e parë nën urdhrat e trajnerit Ozer në Shkup, pasi punën me ekipin e kishte filluar në Turqi. Sigurisht se ekipi po ndjehet rehat dhe mirë, ndërsa me punë është vazhduar aty ku e kishim lënë nga Antalya.

E reja nga klubi është se Albert Bougazelli është detyruar të ndërpresë kontratën me klubin.

Ai pasi që ka nënshkruar kontratë vazhdoi të punojë me ne dhe ishte mase i kënaqur nga të gjitha kushtet, por për shkak disa problemeve familjare, ishte kërkesa e tij që të ndërpresë kontratën dhe të kthehet në vendlindje pranë familjes së tij.

Ekipi do të vazhdojë të punojë edhe ditëve në vazhdim, deri një ditë para ndeshjes së parë të sezonit pranveror, kur me 12 shkurt jemi mysafirë të ekipit të Borecit në Veles", njofton KF Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat