Shqiptari i Kosovës futet në formacionin e javës së Bundesliga I

Futboll

Shqiptari i Kosovës futet në formacionin e javës së Bundesliga I

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:26
Shqiptari i Kosovës futet në formacionin e javës së Bundesliga I

Mesfushori nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Kolnit në udhëtim.

Kolni fitoi me rezultat 1:2 si mysafir i Borussia Monchenglabachut me dy golat e shënuar nga Rexhbeçaj.

E për këtë kontribut të tij, sajti i njohur “Whoscored.com” e ka vendosur në formacionin e javës në Bundesliga lojtarin kosovar.

Image

23-vjeçari ka regjistruar pesë gola dhe dy asistime këtë sezon me skuadrën gjermane.

Kolni renditet në pozitën e 14-të tabelore me 21 pikë pas 20 takimeve të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat