Pas barazimit të “bardhë” me Vorën në javën e 12-të të Abissnet Superiores, 0 - 0, trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç, ka “befasuar” disi me deklaratën në prononcimin para mediave.
“Timonieri” kroat është shprehur se: “Është mirë edhe nëse fiton edhe nëse nuk humbet. E rëndësishme është të fitosh një pikë dhe psikologjikisht nuk është keq”.
Ky reagim lë shumë për të dëshiruar, marrë parasysh peshën që ka fanela e Tiranës dhe historia e klubit më të titulluar në Shqipëri.
Por situata bëhet akoma edhe më problematike, nëse i referohemi numrit të golave të shënuar në 5 ndeshjet e fundit, Superiore. Bardheblutë kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm 3 herë në 5 sfidat e fundit, e përkthyer me 5 pikë nga 15 të mundshme.
Aktualisht, kryeqytetasit mbajnë vendin e 6-të në tabelë me 16 pikë, ngjitur me “zonën e ftohtë” të renditjes.