Bellaj i zhgënjyer te Vora

Futboll

Bellaj i zhgënjyer te Vora

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 16:49
Trajneri Arjan Bellaj

Arjan Bellaj foli pas barazimit 0-0 të Vorës me Tiranën. Tekniku i Vorës bëri analizën e tij. 

“Duhet të ishim pak në ekuilibër. Më shumë e kishim mendjen që nuk duhet ta humbasim këtë ndeshje. Thjesht duke krijuar raste, po na u dha mundësia që ta shfrytëzojmë.

Kishim gjuajtje me Halabakun në pjesën e dytë, dy gjuajtje në pjesën e parë me Dakën. Pastaj nuk kishim rastet që ne të shkonim për gol. Dhe Tirana kishte dy raste. Besoj se barazimi ishte më i drejti për të dy ekipet.

Kishte pak epërsi Tirana më shumë në mbajtjen e topit. Na dilnin në qendër me disa gabime që bëmë në vendosje. Dua të përgëzoj çunat. Tirana është ekip i mirë, nuk mund ta hedhim poshtë. Vjen nga një seri fitoresh. E kishim vlerësuar në maksimum. I dinim cilësitë e lojtarëve që kishte Tirana, si në qendër dhe në krah që i ka 1 kundër 1 shumë të mirë. U munduam t’i mbronim dhe pa i lënë që të afrohen zonës sonë për të krijuar ato raste që të shijonin.

Pikët? Nuk jemi të kënaqur fare me këtë ecuri. Do të ketë ndeshje edhe si ato që kemi bërë dobët dhe kemi humbur, dhe ndeshje në fushën tonë që kemi marrë barazim dhe kemi humbur. Duhet të vendosim ego në veten tonë. Jemi në Superiore. Duhet ta tregojmë. Të luajmë me qetësi. Edhe çunat që kanë luajtur vjet dhe këtë vit, kanë fituar eksperiencën e Superiores. Është kampionat i vështirë. Janë disa ekipe të mira, të tjerët në një nivel. Duhet të japësh çdo të diel maksimumin, për të marrë pikët që na kanë munguar.

Edhe ndërrimin që bëmë me Trajkovin, i thamë sulmuesit për të markuar lart.

Dhe të mbyllnim qendrën. Kur vinte numri 7 i Tiranës apo Alvarez që e mori shumë herë topin vetëm, u thashë mbrojtësave që mos e ndiqni shumë lart. Por duke u mbyllur Trajkov, dhe Kashari me Frrokun për të mbyllur qendrën. Por nuk e arritëm se gjithmonë dilte një futbollist, herë tjetër mbyllej mbrojtësi i majtë nga qendra.

Krijonin shumë epërsi duke na dribluar në episodet një kundër një, dhe pastaj e vështirë se lejonim një kundërshtar për një tjetër. Kishin krahun e djathtë më të fortë, e tentonin me Hazrollajn që e markonte Vrapi. Dua ta përgëzoj se luajti me një nga anësorët më të mirë që ka Shqipëria në 1 kundër 1.

Nuk i la asnjë moment, përvec një që iku. Zuna si në pjesën e parë me Xhixhën dhe në të dytën, ishte ai që ishte, top në pjesën mbrojtëse dhe në anën sulmuese ndihmonte ekipin me daljet e tij me dhe pa top. Më shumë me Vrapin se nga krahu i djathtë e kishin sulmuesin që gjithmonë është futur dhe ka zgjidhur problemet e Tiranës. Zuna e kishte mbyllur shumë mirë. Në qendër dhamë urdhër që gjithmonë të fusnim një nga sulmuesit. Disa herë e arritëm, të tjerë herë jo.

Sot na mungoi ajo që thatë, altruist. Kishim shumë mundësi që të krijonim situata, sidomos nga krahu i majtë. E tepruan shumë me mbajtjen e topit, duke u treguar individualist në disa raste. Edhe Kashari në fund, duhet ta fuste topin më shpejt. E teprojmë me mbajtjen e topit, secili do që të tregojë karakteristikën që ka si lojtar. Gjithmonë është kjo vërejtje, gjithmonë e bëjmë.

Në disa raste, disa futbollistë kanë më besim te vetja. Prandaj e provojmë. Kjo duhet korrigjuar. Për shënimin punon gjatë javës, për të përmirësuar atë që na mungon më shumë. Përfundimi dhe qetësia që duhet të kemi para portës.

Dhe sot me një rast që ishte shumë i qartë për të shënuar me gjuajtjen me kokë të Halabakut, mund të bënte më mirë. Ne e kemi cilësinë, por duhet të rregullojmë qetësinë. Vetëm ajo na mungon”, u shpreh Bellaj 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat