Koeman: PSG-ja nuk e ka destabilizuar Barcelonën për Messi-n

Futboll

Koeman: PSG-ja nuk e ka destabilizuar Barcelonën për Messi-n

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë që Paris Saint-Germain nuk e ka destabilizuar klubin e tij duke i ndezur spekulimet se do ta transferojnë Lionel Messi-n.

E ardhma e argjentiansit ka qenë temë e nxehtë në muajt e fundit, ndërkaq gjiganti francez është përfolur se është top favorit për blerjen e kartonit të tij.

“PSG-ja nuk na ka destabilizuar, nuk e di nëse ka qenë qëllimi i tyre”, ka thënë Koeman në konferencë për shtyp.

“Por tema ime është që t’i përgatis lojtarët. Messi është nga Barça dhe jam me shpresë që ai është ende këtu [edhe pas verës]”, ka thënë Koeman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat