Pochettino zbulon bisedën që pati me Mbappen

Futboll

Pochettino zbulon bisedën që pati me Mbappen

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:22
Pochettino zbulon bisedën që pati me Mbappen

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino padyshim që mbrëmë ka marrë fitoren më të rëndësishme nga momenti që është ulur në stolin e parisionëve.

Pas ndeshjes ai është shprehur: "Është futboll! Bëmë një paraqitje të mirë sonte. Por ne e dimë që do të luhet mbi 180 minuta. Jam i lumtur me rezultatin, na jep besim për t’u përballur me kampionatin dhe për t’u përballur me ndeshjen e dytë. Unë jam i kënaqur, por ne ende duhet të qëndrojmë të qetë.

E diela do të jetë ndeshja kundër Monacos, tani ne jemi përqendruar në këtë garë.Ne patëm një lojë të shkëlqyeshme, por do të ketë kthim në Parc de Princes. Do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur identitetin e duhur".

Mauricio Pochettino, duke folur pas ndeshjes me Marca, ishte i kënaqur me Mbappe.

"Futbollistët e shkëlqyeshëm krijojnë rrugën e tyre dhe këto tre gola e kanë vënë atë në qendër të vëmendjes së mediave. Ne nuk kemi asnjë dyshim dhe jemi shumë të lumtur për të”, tha Pochettino.

"Besimi gjithmonë duhet të jetë absolut dhe ai u ndje i qetë para ndeshjes. Ai më pyeti dje në stërvitje: 'Sa herë keni fituar në Camp Nou?' Unë i thashë një herë. Ai u përgjigj: 'Nesër, do të jetë e dyta herë.'Kjo është arsyeja pse ai është një lojtar i madh", përfundoi trajneri i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat