Një mesazh i rëndë për shqiptarin e Kosovës, i ngre të gjithë në këmbë në Skoci

Futboll

Një mesazh i rëndë për shqiptarin e Kosovës, i ngre të gjithë në këmbë në Skoci

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Një mesazh i rëndë për shqiptarin e Kosovës, i ngre të gjithë në këmbë në Skoci

Një mesazh i rëndë për shqiptarin e Kosovs, i ngre të gjithë në këmbë në Skoci!

Në këto kohë njerëzit e kanë më të lehtë për të shprehur mendimin e tyre me anë të rrjeteve sociale, duke i dhënë më shumë jehonë zërit të tyre. Por si gjithmonë përparësitë e kohës do të keqpërdoren për të dëmtuar disa persona.

Më saktësisht në Angli është shtuar frikshëm numri i njerëzve që dërgojnë mesazhe jashtë çdo konteksti dhe limiti drejt futbollistëve të njohur në “Premier League”, që të ndihen të frikësuar për jetën e tyre.

Pre ka rënë së fundmi edhe Florian Kamberi pas ndeshjes së luajtur ndaj Celtic, atje ku shkëlqeu me fanellën e Aberden. “Mezi po pres ditën që do të ndërrosh jetë”, ishte mesazhi që mbërriti në “Instagramin” e sulmuesit shqiptar.

Kaq ka mjaftuar që të vendoseshin edhe autoritetet në lëvizje, duke kërkuar personin përgjegjës te Hiberniani. Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një tifoz të këtij klubi ku më parë ka luajtur Kamberi. Në periudhën që sulmuesi do të largohej në huazim drejt Rangersit, mes fjalëve të shumta të dashurisë që kishte për këtë skuadër, rriti nga ana tjetër edhe urrejtjen te Hiberniani.

Këta të fundit kanë hapur rregjistrat e tifozëve që kanë marrë abonimin sezonal për të parë nëse figuron i njëjti emër që i ka dërguar mesazh Kamberit. Ndërkohë zyrtarë të lartë që përfaqësojnë “Instagramin” kanë reaguar për mediat skoceze duke thënë se komenti është fshirë nga rrjeti social dhe se do të merren të tjera masa prej tyre që lënë të kuptohet për fshirjen e llogarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat