Nuk mjafton goli i bukur i Halimit në Gjermani

Futboll

Nuk mjafton goli i bukur i Halimit në Gjermani

Nga: K.Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:55
Nuk mjafton goli i bukur i Halimit në Gjermani

Reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi, me gjithë që shënoi, goli i tij nuk e ndihmon Sandhausenin që të importon pikë nga Paderborni. 

Sandhausen pëson humbje me rezultat 2:1 nga Paderborni, në kuadër të javës së 22-të të Bundesliga II. 

Në minutën e 15-të, Besar Halimi nga rreth 17-18 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë të poshtëm, por ky gol, nuk i kryen punë skuadrës së tij. 

Për vendasit shënuan Srbeny (36') e Antwi-Adjej (74').  Halimi u zëvendësua në minutën e 78-të.

Paderborn zë vendin e 10-të me 30 pikë dhe Sandhausen i 17-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat