Yll Hoxha paralajmëron Ballkanin: Luajmë për fitore

Futboll

Yll Hoxha paralajmëron Ballkanin: Luajmë për fitore

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Yll Hoxha paralajmëron Ballkanin: Luajmë për fitore

Ballkani – Feronikeli, është njëra nga ndeshjet më interesante në javën e 20-të, të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të dielën (21 shkurt) me fillim nga ora 13:00 në Suharekë.

Mbrojtësi i Feronikelit, Yll Hoxha në një prononcim të dhënë për “Gazeta Sheshi”, ka paralajmëruar Ballkanin se në këtë ndeshje do të hyjnë për pikë të plota

“Kundër Ballkanit presim ndeshje të fortë, pasi që kanë treguar ndeshje shumë të mira në këtë sezon. Feromikeli në çdo ndeshje futet për pikët e plota”.

“Objektivi dhe synimi jonë është që në çdo ndeshje të japim më të mirën dhe t’i marrim pikët e plota”, ka deklaruar Hoxha.

Tutje, mbrojtësi ju ka premtuar tifozëve ‘Tigrave të Zi’ se do të japin maksimumin në çdo ndeshje.

“Tifozëve ju premtojë angazhim maksimal si në çdo ndeshje që e bëjmë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat