Gatusso: Veshim një fanellë historike

Futboll

Gatusso: Veshim një fanellë historike

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:25
Gatusso: Veshim një fanellë historike

Napoli pret ditën e nesërme në shtëpi Granadën në kuadër të fazës së 1/16-tave të Ligës së Evropës.

Italianët në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultatin 2-0 dhe kanë një mision të vështirë për të përmbysur këtë disfatë, mirëpo momenti që po kalojnë të kaltërit nuk është më i miri. Trajneri Genaro Gatusso ka shumë të dëmtuar, ndërsa në konferencë për shtyp theksoi se edhe Hysaj nuk është gati.

 “Kulibaly dhe Gulam ishin në dispozicion ndaj Atalantës dhe do të jenë edhe nesër. Por, kemi humbur Osimhen, ndërsa për pjesën tjetër nuk kemi rikuperuar asnjë.

Deme dhe Hysaj janë stërvitur të diferencuar, por nuk janë gati që të grumbullohen. Mertens ka punuar individualisht dhe nesër do jetë në bankinë.

Mirëpo, ka kohë që nuk luan, na ka thënë që është në dispozicion, por e dimë që nuk është në 100%. Mendoj se mund të luaj 15 minuta nëse do të jetë nevoja”, tha ai, transmeton vipsport.

Momenti i vështirë? “Po kalojmë një moment negative, me paraqitje poshtë mundësive tona. Veshim një fanellë historike, përfaqësojmë një qytet historik dhe gjithsecili duhet të marrë përgjegjësi. Fajtori i parë jam unë, duhet të punojmë dhe të flasim pak. Është e kotë të merremi me fjalë, ajo që po bëjmë nuk mjafton si për rezultatet, si për dëmtimet. Të flasim më pak dhe të bëjmë më shumë”, u shpreh Gatusso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat