Selektori i Shqipërisë me 'dhimbje koke'!

Futboll

Selektori i Shqipërisë me 'dhimbje koke'!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:04
Selektori i Shqipërisë me 'dhimbje koke'!

Selektori i Shqipërisë, Edy  Reja, është me dhimbje koke dhe ka një luks zgjedhjesh për sulmin e Kombëtares.

Si asnjëherë më parë kemi shpërthimin e sulmuesëve kuqezi përpara ndeshjeve të marsit. Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në ndeshjen e fundit, ndërsa dopieta ka ardhur edhe nga Rei Manaj. Armando Broja do të tundte rrjetën ndaj PSV-së, pa harruar edhe Armando Sadikun që ka gjetur golin e radhës me Bolivarin në turin e Brazilit.

Florian Kamberi po i bënë te Aberden që të dashurohen gjithmonë e më tepër me të, duke u shpallur si lojtari i ndeshjes dhe duke e ndihmuar së tepërmi ekipin. Së fundmi është trajneri i Aberden, Derek McInnes, që tregon gjithë vlerësimin për sulmuesin kuqezi:

“Ishim të paduruar për ta marrë Kamberi dhe mbërritja e tij disi vonë do të thotë se i ka humbur disa nga ndeshjet në kampionat, që duhej të luante. Por sigurisht që po e kompenson kohën e humbur dhe po e shfrytëzon në maksimum mundësinë e tij. Është një lojtar që e admironim kur ishte në Hibernian dhe gjithmonë e dinim se duhej të ishim gjithmonë gati, në majë të gishtave, për ta marrë atë. Mbrojtësit e dinë se bëhet fjalë një lojtar të mirë kur janë afër tij.

Unë jam i kënaqur për vlerat që po sjellë në skuadrën tonë, megjithëse ka shumë për të dhënë ende”, u shpreh McInnes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat