Tuchel do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Man Utd

Futboll

Tuchel do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Man Utd

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Thiago Silva

Edhe pse Thiago Silva u mendua të kthehej këtë javë, ai ende po vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham.

Qendërmbrojtësi Silva nuk do të paraqitet në përballjen me Manchester United këtë fundjavë, ka thënë Thomas Tuchel.

“Thiago Silva ka akoma shqetësime dhe kësisoj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës,” tha menaxheri në një konferencë për shtypi.

Fillimisht, Tuchel shpresonte ta rikthente Silva për ndeshjen e Southampton fundjavën e kaluar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Shërimi i veteranit me sa duket do të zgjasë pak më shumë, pavarësisht nga fakti që ai u pa të stërvitej me skuadrën javën e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat