Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie nga Schalke 04

Futboll

Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie nga Schalke 04

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:58
Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie nga Schalke 04

Juventus ka konfirmuar blerjen përfundimtare të mesfushorit Weston McKennie nga Schalke 04.

Amerikani u huazua te "Bianconerët" me mundësi blerje në fund të sezonit për 18.5 milionë euro, mundësi të cilën Juventusi e ka aktivizuar.

Gjiganti italian do paguajë nga 6.5 milionë euro në tri vite, derisa McKennie ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, kujtojmë se McKennie këtë edicion ka bërë 31 paraqitje duke shënuar pesë gola dhe fituar një trofe, atë të Superkupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat